|
|
Nderimi i vargonjve të Apostull PetrosRreth vitit 43, mbreti i judenjve, Herod Agripa, kur pa se predikimi i apostujve po merrte përhapje të gjerë, u hakmor mizorisht kundër të krishterëve, ku mbeti i vrarë me shpatë edhe shën Jakovi, vëllai i Joanit (30 prill). Meqenëse kjo u pëlqeu judenjve, arrestoi edhe apostull Petron, korifeun, e futi në burg, deri në çastin e lirimit... Dëshmor Danaksi nga VloraShën Danaksi shërbente si anagnost (lexues) në Kishën e Vlorës në Iliri në një kohë të papërcaktuar. E arrestuan, sepse i kishte vënë enët e shenjta të kishës në një vend të sigurt, që të mos i sekuestronin paganët. I kërkuan me çdo kusht t’i sakrifikonte perëndisë Baku, por ai refuzoi dhe menjëherë e vranë me shpatë.
|