Perandori Julian Apostati (361-363), duke kaluar një ditë nëpërmjet Ankirës në një udhëtim të tij në Azinë e Vogël, takoi një të krishterë shpresëtar nga enoria e Klimaksinës, të cilin e qortoi me aq shumë ashpërsi për blasfemitë e tij, saqë tirani u nxeh tej mase. Urdhëroi ta arrestojnë dhe ta torturojnë aty në vend. Pastaj, ai dha urdhër ta merrnin me vete në gjithë udhëtimet e tij, duke e torturuar gjatë ndalesave në qytete të ndryshme të Azisë së Vogël. I fortë si diamant, martiri i shenjtë vazhdoi të qëndronte i palëkundur në besimin e tij dhe madje u pagëzua me Pagëzimin e Shenjtë, gjatë këtij marshimi, ndërsa plagët e tij u shëruan dhe u dëgjua një zë prej qiellit, që tha: “Ti je i bekuar, Gemel, sepse luftove me trimëri!”. Më pas shenjtorin e kryqëzuan në kryq dhe ai dorëzoi shpirtin te Zoti. Të krishterët besimtarë e morën trupin në fshehtësi, për t’i bërë një varrim të denjë martirit të Krishtit.




Mbrapa

PayPal