Kur shën Metodi (14 qershor), u ngjit në fronin episkopal të Konstandinopojës pas shkarkimit të Joanit, patriarkut heretik (842), ai iu drejtua perandorit Mihail dhe nënës së tij, perandoreshës Theodhora (11 shkurt), duke u thënë se nuk ishte e drejtë që të lihej në mërgim trupi i patriarkut të shenjtë Niqifor, i cili kishte mbrojtur me trimëri dogmën orthodhokse për nderimin e ikonave të shenjta dhe vdiq pas 14 vitesh të vështira internimi larg grigjës së tij shpirtërore. Perandoresha e pranoi kërkesën dhe dërgoi shën Metodin, bashkë me një numër të madh klerikësh e murgjish, në manastirin e Shën Theodhorit, ku para 19 vjetësh ishte varrosur shenjtori.If you like our project and you are satisfied with our work and effort, please consider making a donation that would help us to survive on the Internet and in further development of the project.
There are many other ways to help...