
etim që kur ishte foshnjë, shën Kodrati u ushqye nga një re që zbriti nga qielli dhe i siguronte gjithçka që i nevojitej. Kështu jetoi në vetmi deri kur mbushi të njëzetat, duke imituar Pararendësin e Nderuar dhe duke mos u merakosur për asgjë tjetër, përveçse si t’i pëlqente Perëndisë. Kur u vendos në Korinth, ku kishte shkuar të studionte për mjekësi, gjatë kohës së persekutimit të perandorit Deci (249-251), lidhi shoqëri me të krishterë të rinj, të cilët dëshironin t’ia dedikonin jetën e tyre Zotit. Të gjithë u arrestuan me urdhër të kryekonsullit Terti dhe pasi bënë një apologji të besimit të tyre iu nënshtruan torturave të tmerrshme.
Më pas persekutuesit i lidhën pas kuajve dhe i tërhoqën zvarrë nëpër rrugët e qytetit deri në periferi, ku u prenë kokat. Një burim me ujë të gjallë shpërtheu në vendin e martirizimit, ku më vonë u ndërtua një kishë për të vendosur lipsanet e tyre të nderuara.
Mbrapa
