Shën Efstathi ngriti barrën e ëmbël e të lehtë të Krishtit dhe u bë murg, pastaj u hirotonis prift dhe rrezatoi në popull dashurinë hyjnore që kishte në zemër. I përulur, i dhembshur, përdëllyes, i zellshëm për vepra të mira të virtytit dhe plot besim, e caktuan në fronin episkopal të Kios, në Bitini. Ai e qeverisi dioqezën e tij me besnikëri të madhe sipas traditave apostolike.If you like our project and you are satisfied with our work and effort, please consider making a donation that would help us to survive on the Internet and in further development of the project.
There are many other ways to help...