Shën Theodhora ishte bijë e perandorit të respektuar të Maqedonisë, Joan Petralifas. Ishte martuar me Despotin e Epirit, Mihaili II Angjello (1237-1271), dhe përfitoi nga ngjitja e saj në dinjitetin mbretëror, që të bëhej, duke imituar Perëndinë, Mbretin e qiellit dhe të tokës, burim mëshirash për të gjithë njerëzit. Por, me nxitjen e djallit, i cili ziente përbrenda nga xhelozia kur e shikonte Theodhorën të stolisur me të gjitha virtytet, bashkëshorti i saj ra pre e një vejushe, e cila e kishte tërhequr pas vetes si me magji. Djalli e shtyu madje ta urrente të shoqen e ligjshme deri në atë pikë, saqë sillej ndaj saj si të ishte prostituta më e përbuzur; e keqtrajtonte dhe i kishte urdhëruar shërbëtorët të mos e njihnin më si zonjën e tyre.If you like our project and you are satisfied with our work and effort, please consider making a donation that would help us to survive on the Internet and in further development of the project.
There are many other ways to help...