
Nestori, episkopi i Konstandinopojës, mësonte se te Krishti nuk bashkoheshin përsosmërisht natyra hyjnore dhe ajo njerëzore, por se Ai ishte një njeri i thjeshtë i hyjnizuar, dhe se të Tërëshenjtën nuk mund ta quanim Nënën e Perëndisë. Falë zellit apostolik dhe shkrimeve të frymëzuara të shën Kirilit të Aleksandrisë, Etërit e mbledhur dhe të kryesuar prej tij e dënuan këtë herezi dhe konfirmuan besën e dy Sinodeve të para, duke shpallur qartë se Zoti Jisu Krisht e mbajti tërë natyrën njerëzore, që të na jepte mundësinë për t’u bashkuar vërtet me natyrën e Tij hyjnore.
Mbrapa
