
Shën Apeli përshkruhet si i provuar në Krishtin, nga shën Pavli (Rom. 16.10). Ai ishte ndriçues i Smirnës dhe u largua për te Zoti në paqe pasi i shërbeu me besnikëri për shumë vjet.
Shën Llukai përmendet nga shën Pavli kur ai thotë: “Vetëm Lluka është me mua” (I Tim. 4:11). Ai u bë episkopi i parë i Laodicesë në Siri dhe u largua në paqe drejt Zotit pasi udhëhoqi grigjën e tij me urtësi. Ai duhet dalluar nga shën Lluka Ungjillori (18 tetor), të cilin shën Pavli e përmend (Kol. 4.14).
Shën Klementi përmendet midis bashkëpunëtorëve të shën Pavlit, emrat e të cilëve janë në librin e jetës (Fil. 4.3). Ai u bë episkop i Sardikës dhe iu bashkua korit të shenjtorëve, duke mbajtur në trupin e tij shenjat e Pësimit të Zotit.
Ai duhet dalluar nga shën Klementi, episkopi i Romës (24 nëntor).
Mbrapa
