
Shën Jakovi, biri i Alfeut, ishte vëllai i ungjillorit Matthe tagrambledhësit. Bënte pjesë në grupin e të dymbëdhjetë apostujve dhe u shpalli Lajmin e mirë paganëve. Zelli i tij për Perëndinë ishte kaq i madh, sa pa pasur aspak frikë se mos e zinin, hodhi përdhe tempujt e idhujve. Me Hirin e Shpirtit të Shenjtë, dëbonte frymët e këqija, shëronte të sëmurët dhe bënte shumë mrekulli, madje paganët morën zakonin ta quanin “farë hyjnore” sepse ai shpërndante farën e Fjalës Hyjnore ne zemrat e njerëzve.
Pasi ungjillëzoi krahinën e Gazës, pastaj Elefterupolin, përshkoi gjithë botën që ta ndante me të gjithë dashurinë për Krishtin. Më në fund u arrestua nga judenjtë në një qytet të Egjiptit, në Ostrakinë, të cilët i dhanë mundësinë të ndiqte deri me vdekje shembullin e Zotit, duke e varur mbi një kryq dhe duke dorëzuar kështu shpirtin te Perëndia.
Mbrapa
