I përkushtuar te Perëndia që në fëmijëri, ati ynë i shenjtë Titi u bë murg në një manastir pranë Konstandinopojës, me shumë gjasa në kohën e persekutimit ikonoklast. Shkëlqimi i virtyteve, bindja absolute dhe përulësia e pashtirur, bënë që t’i kalonte në virtyt jo vetëm vëllezërit e manastirit, por të gjithë murgjit e kohës së tij.

Më pas u bë igumen manastiri dhe sillej me shumë mirësi dhe ëmbëlsi me delet e tij shpirtërore, duke u transmetuar gëzimin dhe dashurinë e tij për Perëndinë. Pastërtia engjëllore e denjësoi të kryente një numër të madh mrekullish, saqë u quajt mrkullibërës. Kur e përmbushi rrugën e tij tokësore, fjeti në paqe, duke u lënë nxënësve si trashëgimi jetën e tij të shenjtë, si ikonë të gjallë të plotësisë së virtyteve ungjillore.




Mbrapa

PayPal