Hieromartiri i shenjtë dhe i lavdëruar Antipa ishte bashkëkohës i apostujve dhe u caktua nga ata në krye të Kishës së Pergamit. Në kohën e persekutimit të Domicianit (viti 83), episkopi i shenjtë, shumë i moshuar, u kap nga paganët, të cilëve demonët u kishin zbuluar se nuk mund t’i pranonin më flijimet pagane, pasi lutja e Antipas po i dëbonte nga qyteti. Shenjtorin e çuan me forcë para guvernatorit, i cili fillimisht u përpoq ta bindte që të mohonte besimin e krishterë, me pretekstin se kulti i idhujve është më i vjetër dhe më i respektuar sesa kjo fe e re që predikohet nga peshkatarët dhe njerëzit e thjeshtë. Shën Antipa iu përgjigj, duke i kujtuar historinë e Kainit, i cili edhe pse ishte një nga stëretërit e gjinisë njerëzore, megjithatë mbetet i urryer dhe i përbuzur për shkak të vrasjes së vëllait. Në të njëjtën mënyrë, besimet dhe kultet e helenëve, edhe pse kanë qenë më të vjetra në kohë, nuk janë më pak të papranueshme për të krishterët, që, tashmë kanë marrë zbulesën e plotësisë të së Vërtetës.If you like our project and you are satisfied with our work and effort, please consider making a donation that would help us to survive on the Internet and in further development of the project.
There are many other ways to help...