
Grua e Zevedheut dhe nëna e apostujve Jakov dhe Joan, Salomeja (emri i të cilës do të thotë paqe), ishte e afërme e së Tërëshenjtës Mari, Nënës së Perëndisë. Ajo ndoqi Krishtin gjatë gjithë veprës së Tij tokësore. Një ditë, ende pa njohje për kuptimin e vërtetë të misionit të Zotit tonë dhe duke besuar se Ai kishte ardhur për të vendosur një mbretëri tokësore, i kërkoi t’u caktonte të bijve një vend nderi. Krishti e korrigjoi, duke i kujtuar se ata që duan të kenë pjesë në lavdinë e Tij duhet që përpara të kungojnë në kupën e Pësimit të Tij (shih Matth.20:20).
Salomeja tregoi një guxim më të madh se nxënësit që braktisën Zotin. Ajo ishte e pranishme gjatë kryqëzimit, në shoqërinë e Hyjlindëses dhe të një Marie tjetër (Mk. 15:40; Jn.19:25) dhe kur kaloi e shtuna, shkoi dhe bleu miro për të lyer trupin e Tij (Mk. 16:1) dhe, së bashkë me gratë e tjera, u bënë dëshmitaret e para të Ngjalljes së Tij.
Mbrapa
