Ati ynë i shenjtë, Poliefkti, lindi në Konstandinopojë në fillimet e shekullit të 10-të. Kur ishte djalë i ri, ishte bërë eunuk nga prindërit, të cilët shpresonin se kështu do të bënte karrierë mes dinjitarëve të kohës pranë shtëpisë perandorake. Megjithatë, ai u bë murg i njohur për dijen dhe shenjtërinë e jetës së tij dhe në vitin 956 perandori Konstandin VII Porfirogjeneti (912-59) dhe kleri e zgjodhën patriark të Konstandinopojës. U quajt “Gojarti i dytë”, për shkak të zellit të tij për besimin dhe talentin si predikues. Në vitin 957, pagëzoi princeshën Ollga (11 korrik), që kishte ardhur në Konstandinopojë për atë qëllim, dhe i tha asaj këto fjalë profetike: “Ti je e bekuar në mes të grave të Rusisë, sepse ke hedhur tej errësirën dhe ke dëshiruar dritën. Për më tepër, fëmijët e tokës ruse do të të bekojnë ty në çdo gjeneratë!”.

I etur për drejtësi, i bëri ballë me burrëri pangopësisë së të afërmve të perandorit të mëparshëm Roman Lekapeni, të cilin e kishte ndihmuar dikur në internim. Por nëpërmjet makinacioneve të tyre, perandori u bind të shkarkonte hierarkun e shenjtë, që fjeti në paqe përpara se të zbatohej urdhri (970).




Mbrapa

PayPal