Shën Suzana jetonte në Palestinë nën mbretërimin e Maksimianit të pafe (286-305). Pas vdekjes së prindërve ajo përqafoi Krishterimin, u pagëzua dhe, nga zelli për të njohur përsosmërinë e jetës së krishterë, ua ndau pasurinë të varfërve, veshi rroba burrash dhe u fut në një manastir të Jerusalemit, ku mori emrin Joan.

Pasi kaloi 20 vjet me jetë të paqortueshme në të gjitha rregullat e jetës asketike, u akuza se kishte rënë në mëkat dhe se kishte përdhunuar një murgeshë. Në vend që të shfaqte të vërtetën për akuzën e rreme të bërë ndaj saj, ajo duroi me vetëmohim dënimin e rëndë që i vendosi igumeni. Por, kur episkopi i Eleftherupolit donte ta aforizonte për shkak të çështjes në fjalë, ajo vendosi të zbulonte identitetin e saj të vërtetë, duke i çuditur të gjithë. Episkopi e dorëzoi më pas dhjakoneshë dhe e mori nga manastiri, që të shërbente në dioqezën e tij. Fama e saj, që sa vinte e rritej, bëri që guvernatori Aleksandër ta arrestonte, ta fuste në burg dhe në fund ta dënonte me djegie në turrën e druve.




Mbrapa

PayPal