Markeli rridhte nga një familje e krishterë nga Qiproja dhe ishte administratorit civil. Për shkak të shpresëtarië së thellë u zgjodh episkop i Apamisë, metropolit të Sirisë së dytë, pas fjetjes së episkop Joanit të lumur, i cili mbrojti besimin në Sinodin e Konstandinopojës (381).

Para së gjithash, shqetësohej për mbarëvajtjen shpirtërore të grigjës së tij dhe vigjilonte për të mos e lejuar të devijonte në mbetjet e idhujtarisë. Në atë kohë, perandori Theodhos dekretoi që të gjithë tempujt paganë të perandorisë duhet të shkatërroheshin. Episkopi i shenjtë, i shtyrë nga zelli hyjnor, shkatërroi shumë tempuj idhujtarë dhe i zëvendësoi me kisha, për lavdi të Perëndisë së vetëm. Kur prefekti i Lindjes, i shoqëruar nga një ushtri e madhe, shkoi në tempullin e famshëm të Jupiterit, nuk arriti dot shkatërronte. Demoni që banonte atje nuk largohej as me zjarr dhe as me ndonjë mënyrë tjetër. Pas shumë përpjekjeve, Markeli shkoi dhe i dyfishoi lutjet. Më pas hodhi ujë të bekuar mbi kolonat e tempullit, që u ndezën sikur të ishte zjarr, derisa kolona kryesore u rrëzua, duke marrë me vete edhe pjesën tjetër të tempullit. Kjo fitore bëri që shumë njerëz të ktheheshin në besimin e krishterë.

Shenjtori e vazhdoi veprën ungjillëzuese edhe në pjesën tjetër të dioqezës së tij, me gjithë kundërshtinë e egër të idhujtarëve, të cilët thirrën në ndihmë paganë të ardhur nga Galileja e Libani. Kur shkoi në Avlona, për të shkatërruar tempullin e atjeshëm, ngaqë ishte i sëmurë, Markeli qëndroi pak më larg dhe i la punëtorët të vepronin. Por, aty e njohën disa paganë, të cilët u sulën kundër tij dhe e hodhën në një furrë të ndezur, ku shenjtori dorëzoi shpirtin te Perëndia.




Mbrapa

PayPal