rej të shtatëdhjetë apostujve (4 Janar). Për arsye anomalie gjatë darkave të përbashkëta të Kishës së parë, dymbëdhjetë apostujt kërkuan dhe besimtarët zgjodhën 7 burra frymëmbajtës. Të zgjedhurit u hirotonisën prej apostujve dhe morën në ngarkim kujdesin e darkave dhe kështu ata u çliruan për t’iu përkushtuar lutjes dhe predikimit. Pra u treguan dhjakonë që të katër që festojmë sot dhe gjithashtu dëshmori i parë Stefan (27 Dhjetor), Filipi (11 Tetor) dhe Nikola (Vepra 6.1-6). I fundit nuk nderohet si shenjtor, sepse sipas mendimit të Etërve më të shumtë ishte krijuesi i herezisë së shëmtuar dhe imorale të Nikolaitëve (shih Apok. 2.14-15). Megjithatë ekziston dhe mendimi se ai vetë bëri një jetë të pastër, por pasuesit e tij e keqinterpretuan një frazë të tij dhe rrëshqitën. Dhjakonët më vonë iu përkushtuan gjithashtu misionarizmit. Tradita na informon për këta të katërt se Prohori ndihmoi Joan Theologun (26 Shtator), vuajtën së bashku dhe sipas diktimit të tij shkroi Apokalipsin. Mbas jetëndërrimit të Theologut shërbeu si episkop i Nikomedisë në brigjet aziatike të Propondidhës, ku u preh pas një baritorie rezultative. Nikanori fjeti në paqe të njëjtën ditë që u martirizua Stefani, megjithëse Veprat nuk e përmendin. Timoni u bë prej apostujve episkop i Vostroneve të Arabisë. Meqë atje u përpoq ashpër dhe bëri shumë të krishterë, u rrah prej idhujtarëve dhe u dogj në zjarr. Në fund Parmenasi, mbasi i shërbeu perëndishëm vëllezërve, u sëmur dhe dha frymë përpara apostujve, të cilët dhe e varrosën.




Mbrapa

PayPal